Siria njeh pavarësinë e Kosovës, Vuçiç: Ishte e pritshme, atje marrin urdhra

Siria njeh pavarësinë e Kosovës, Vuçiç: Ishte e pritshme, atje marrin urdhra

Bota E Enjte, 30 Tetor 2025 18:58 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thotë se lajmi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria ishte i pritshëm. ”Tani është e qartë se sa e rëndësishme ishte qasja liberale e Bashar al-Assad ndërsa ishte në krye të Sirisë, dhe gjithashtu është e qartë kur vjen dikush që është nën ndikim të madh të njërit prej vendeve kryesore në rajon, siç është Turqia”, tha Vuçiç gjatë një konference për mediat. Nga ana tjetër, Vuçiç shtoi se në Siri “marrin urdhër dhe veprojnë sipas urdhrit” dhe tha se Serbia do të ketë diçka “me të cilën t’i gëzojë”, por nuk sqaroi se çfarë është fjala.