Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Aksident në aksin rrugor Korçë-Bilisht, humb jetën motoristi
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku një motoçikletë është përplasur dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa motoristi ka humbur jetën menjëherë. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve.