Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rrëzohet helikopteri në Angli/ Humb jetën 70-vjeçari, tre persona të plagosur
Një 70-vjeçar ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur, pas rrëzimit të një helikopteri në Doncaster në Angli. Shërbimet e emergjencës u thirrën në një fushë pranë Ings Lane, Bentley. Helikopteri ishte ngritur nga Aeroporti Retford Gamston, në Nottinghamshire. Piloti, një 41-vjeçar, dhe dy pasagjerë të tjerë, një grua 58-vjeçare dhe një djalë 10-vjeçar, pësuan lëndime të lehta, tha Policia e Yorkshire. “Mund të konfirmojmë se një helikopter i operuar nga një qiramarrës në vend, është përfshirë në një incident. Nuk kemi informacione të mëtejshme aktualisht”, tha aeroporti Retford Gamston në një deklaratë. BBC raportoi se një patrullë policore ishte vendosur dhe një ambulancë private kishte mbërritur në vendngjarje. Top Channel