Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kolegji Zgjedhor rrëzon Celibashin, i hap rrugën kandidimit të Gjergji Nikës në Vlorë
Në një vendim unanim, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar vendimet e KQZ-së dhe KAS-it, duke i dhënë të drejtën Gjergji Nikës të kandidojë si i pavarur për Bashkinë Vlorë në zgjedhjet e 9 Nëntorit 2025. Me votim 5–0, Kolegji Zgjedhor ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili më herët kishte refuzuar regjistrimin e Nikës si kandidat të pavarur. Në një reagim, Nika e cilësoi vendimin si një fitore e drejtësisë mbi presionet politike. Reagimi i Gjergji Nikës: Fitore e drejtësisë mbi presionet politike! Sot, Kolegji Zgjedhor me vendim unanim 5–0 rrëzoi vendimet e KQZ-së dhe KAS-it, duke vulosur të drejtën time për të garuar si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 9 Nëntorit 2025 për Bashkinë Vlorë. Ky vendim vjen pas presioneve të...