Takimi Trump-Xi: Afrim në çështjet kryesore ekonomike

Takimi Trump-Xi: Afrim në çështjet kryesore ekonomike

donald trump dhe xi jiping KORE E JUGUT- Takimi mes Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit Kinez Xi Jinping në Busan të Koresë së Jugut zgjati më pak se dy orë - dukshëm më pak se sa pritej nga ekspertët dhe vetë Trump. Megjithatë, Trump u shpreh i kënaqur. Sipas tij, mosmarrëveshja me Kinën është "zgjidhur". Kështu u shpreh presidenti amerikan para gazetarëve pas largimit nga Koreja e Jugut.  Që para takimit, Trump lëvdoi kreun e shtetit kinez, duke e quajtur atë "mik" dhe "lider të madh". Para takimit u zhvillua edhe një konferencë shtypi. Të dy liderë botërorë shtrënguan duart para kamerave. Xi tha se ishte normale që të ketë tensione të herëpashershme midis dy ekonomive kryesore të botës. Ai shprehu bindjen e tij se Shtetet e Bashkuara dhe Kina...