“Çdo goditje e SPAK, Ramës i bëhet shëndet elektoral”/ Manjani: PS rrëzohet vetëm me votë

“Çdo goditje e SPAK, Ramës i bëhet shëndet elektoral”/ Manjani: PS rrëzohet vetëm me votë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka kritikuar strategjinë e opozitës, duke thënë se Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama nuk mund të largohen nga pushteti përmes ndërhyrjes së SPAK-ut, por vetëm përmes votës.  Sipas Manjanit, opozita po mundohet t’i shesë opinionit publik idenë se goditjet penale ndaj figurave të larta të mazhorancës, përfshirë zëvendëskryeministren Belinda Balluku, do të rrëzojnë qeverinë, ndërkohë që vetë opozita ka humbur vazhdimisht politikisht në zgjedhje. Ai kujtoi se një pjesë e opozitës e cilëson SPAK-un si “institucion të Ramës”, ndërsa në të njëjtën kohë pretendon se pikërisht ai institucion do të rrëzojë Ramën. Kjo, sipas tij, “nuk rri askund si logjikë”.  “Opozita duhet të na tregojë si mundet politikisht, dmth me votë, Belinda, Edi e gjithë PS dhe jo me SPAK. Aq më tepër që këtë të fundit e quan të Ramës.  Rrihen...