Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Mes pasigurisë politike në Prishtinë, Kurti dërgon mesazh optimizmi nga Parisi
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nga Parisi ka deklaruar se Kosova ka luftuar korrupsionin dhe ka shënuar rritje të qëndrueshme ekonomike. Ai theksoi se vendi ka ndërtuar institucione demokratike të forta dhe po përgatitet për investime të mëdha zhvillimore Në një kohë kur në Prishtinë ende nuk është formuar qeveria e re, dhe vendi përballet me pasiguri politike e buxhetore, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përdori vizitën në Paris për të rikujtuar, siç tha ai, arritjet e qeverisjes së tij në këto vite. “Kosova ka luftuar korrupsionin, ka zhvilluar institucione të forta demokratike dhe ka shënuar rritje të qëndrueshme ekonomike,” u shpreh Kurti, gajtë një diskutim në Institutin francez “Jacques Delors”, duke kujtuar se këtë verë, Fondi Monetar Ndërkombëtar...