Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Raporti vjetor i KLSH-së/ Shehu: Kemi bërë 13 kallëzime penale, shkelje në menaxhimin e parave, pagesa për kontratat..
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu prezantoi raportin vjetor 2024 në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare dhe Komisionit të Ekonomisë. Kreu i KLSH, ka listuar një sërë shkeljesh të identifikuara gjatë 159 auditimeve të kryera gjatë vitit të kaluar. “KLSH gjatë vitit 2024 ka kryer 159 auditime në të gjitha hallkat e qeverisjes. Janë dhënë 4378 rekomandime, ku ishin 993 masa disiplinore, 66 masa administrative, 697 masa për efekte financiare. Është konstatuar mos regjistrim i plotë i pasurive, mungesë dokumentacioni për pasuritë e paluajtshme. Ka pasur probleme në regjistrimin e aktiveve, duke rritur rrezikun e tjetërsimit të pasurive”, tha Shehu. Po ashtu Kreu i KLSH-së tha se probleme janë evidentuar edhe në disa bashki të vendit sidomos me detyrimet...