Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
U përfituan nga krimi! GJKKO dha urdhrin, Policia konfiskon 20 pasuri, mbi 92 mijë m2 truall në Lezhë
FOTO ILUSTRUESE LEZHË-Në kuadër të operacionit 'Harta' gjatë 1 jave, u konfiskuan në qarkun Lezhë, në zbatim të 2 vendimeve të GJKKO-së, 20 pasuri me sipërfaqe totale rreth 98 525 m², me burime kriminale. Policia njofton se vetëm sot me urdhër të Gjykatës së Posaçme janë konfiskuar 13 pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 83 497 m², në Ranë të Hedhun, Ishull Lezhë, Tale dhe Vain. Kujtojmë se një javë më parë u konfiskuan 7 pasuri të llojit arë me sipërfaqe 15028 metër katror. Pasuritë e paluajtshme dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, por ende nuk bëhen të ditur emrat se kujt i përkasin ato. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni i koduar “Harta”. Konfiskohen 13 pasuri të paluajtshme (sipërfaqe toke), me sipërfaqe totale 83 497 m²,...