A do jetë Veliaj prezent fizikisht në seancën e 31 Tetorit? Ja si përgjigjet Drejtoria e Burgjeve

A do jetë Veliaj prezent fizikisht në seancën e 31 Tetorit? Ja si përgjigjet Drejtoria e Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar zyrtarisht se janë marrë të gjitha masat për kryebashkiakun e shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj, të jetë i pranishëm fizikisht në seancën e Gjykatës Kushtetuese që do të zhvillohet më 31 tetor. Në përgjigjen zyrtare për gazetaren Enkelejda Mema institucioni bën me dije se: “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është njohur me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese dhe ka marrë masat përkatëse që shtetasi Erion Veliaj të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në datë 31 tetor në Gjykatën Kushtetuese.”