Operacioni të Rana e Hedhun ‘fundos’ ish-zyrtarë e policë, Prokuroria: 4 objekte të sekuestruara dhe 9 masa

Operacioni të Rana e Hedhun ‘fundos’ ish-zyrtarë e policë, Prokuroria: 4 objekte të sekuestruara dhe 9 masa

Prokuroria e Lezhës-rana e hedhun LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka reguar zyrtarisht në lidhje me operacionin e ndërmarrë në zonën e "Rana e Hedhun", përgjatë orëve të fundit. Në kuadër të këtij operacioni, kanë rënë në pranga disa ish-zyrtarë të Kadastrës, policisë dhe IKMT-së. Prokuroria ka sekuestruar mbi 4 objekte ndërtimi, pa leje dhe legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën "Rana e Hedhun", Shëngjin. Përpos sekuestrimeve, gjithashtu janë lëshuar masa sigurimi ndaj 9 personave për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm. Konkretisht, masa sigurie janë lëshuar për: Pjetër Tuçi – “arrest në burg” Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “arrest në shtëpi” Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “arrest në shtëpi” Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “arrest në shtëpi” Luiza Bala – “arrest...