Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona (EMRAT)
Prokuroria e Lezhës ka sekuestruar mbi katër objekte ndërtimi, të ndërtuara pa leje dhe të legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë si dhe lëshoi masa sigurimi ndaj nëntë personave për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Ndërtim i paligjshëm’. Deri në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesat për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj: Gentian Malota, ish-drejtor vendor i ASHK Lezhë, masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë; Artur Shabaku, ish-përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK Lezhë, masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë; Artmir Maxhuni, përgjegjësi i legalizimeve pranë...