31 ditë pa alkool në moshën 65-vjeçare, ndryshimet në shëndet e habitën: Çfarë ndodhi me trupin e saj?

31 ditë pa alkool në moshën 65-vjeçare, ndryshimet në shëndet e habitën: Çfarë ndodhi me trupin e saj?

Shkrimtarja Diana Appleyard, 65 vjeçe, jeton në East Neuk të Fife-s, së bashku me bashkëshortin e saj, Ross, 65 vjeç, i cili merret me administrimin e shtëpive të pushimit. Çifti ka dy vajza dhe një nip. Gjatë muajit të fundit, Diana ka hequr dorë nga alkooli në kuadër të nismës “Tetori pa alkool” (Sober October). Në këtë artikull, ajo rrëfen ecurinë e saj dhe vendimin përfundimtar. Quhem Diana Appleyard dhe kam kaluar një muaj të tërë pa konsumuar asnjë pikë alkool. Uau! Nuk e kisha menduar kurrë se do t'ia dilja. Alkooli ka qenë pjesë e jetës sime që kur isha 17 vjeçe. Me alkool festoj. Me alkool ngushëllohem kur gjërat nuk shkojnë mirë. Alkooli është ajo që më bën mua dhe bashkëshortin tim të...