Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Durrës/ Pronari i lokalit sulmon ukrainasen, policia nuk merr pamjet e kamerave, ndërsa mjeku ligjor nuk i bën ekspertizën
Një ukrainase e cila prej një viti punonte në një lokal në Durrës, tregon se është dhunuar nga pronari i saj, Igli Çami, pasi ajo kërkoi pagesën e pagave të papaguara pas largimit nga puna. Ngjarja ka ndodhur më 16 tetor 2025 dhe pas incidentit, ajo u shoqërua në komisariat ku i thanë të bënte ekspertizën mjeko-ligjore. Për një javë zonja nuk mundi ta realizojë ekspertizën, pasi mjeku ligjor Anton Samarxhi nuk gjendej në vendin e punës. Pas ankesës së saj në emisionin “Stop”, mjeku Samarxhi tha se i duhet të mbulojë Durrësin, Kavajën, Rrogozhinën dhe Tiranën, ndaj nuk mund të jetë gjithmonë në një qytet. Ai deklaroi se do të hartonte raportin bazuar në gjetjet e një jave më pas, kur dëmtimet ishin më...