Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kolaps në buxhetin e Kosovës/ Ekspertët thirrje presidentes Osmani: Zgjidhje, ose…
Të dielën e 26 tetorit, Kuvendi i Kosovës nuk zgjodhi qeverinë e propozuar nga Albin Kurti e Lëvizja Vetëvendosje. Në mungesë të një ekzekutivi në fund të këtij viti, rrezikohet edhe buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm. Sipas Bekim Salihut, nga Instituti GAP, qeveria në detyrë mund të propozojë projektligjin për buxhetin e vitit 2026, porse pengesa qëndron te Kuvendi që nuk i ka funksionale komisionet përkatëse. “Problemi nuk është te e drejta e qeverisë për ta miratuar dhe proceduar, problemi është te mosformimi i krejtësishëm i kuvendit, përkatësisht trupave parlamentare, komisioneve parlamentare, mungon komisioni për buxhet dhe financa i cili do të duhej proceduralisht ta pranonte një projektligj të tillë, ta shqyrtonte dhe ta procedonte në seancë plenare”, u shpreh Bekim Salihu nga...