Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vlorë, makina e 72-vjeçarit del nga rruga dhe përplas në trotuar dy të moshuarat, përfundojnë në spital (FOTOT)
Rreth orës 17:10, në aksin e Lungomares, ka ndodhur një aksident rrugor, ku mjeti tip Fiat, me drejtues Dukë Muço, 72 vjeç, ka aksidentuar në vendkalimin e këmbësorëve shtetaset Vigjilenca Rapi dhe Nermin Mukaj, rreth moshës 70 vjeç. Të dy ata u transportuan me ambulancë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesit të mjetit iu krye testi i alkoolit dhe rezultoi në masën 0.000 mg/l. Ai u shoqërua në ambientet e DVP Vlorë.