Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Makina përplas dy këmbësorë në Vlorë
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë në zonën e Lungomares. Mjeti i drejtuar nga 72-vjeçari Dukë Muço ka përplasur dy këmbësorë të cilët aknë qenë duke ecur në trotuar. Vigjilenca Rapi dhe Nermin Mukaj rreth moshës 70 vjeç u transportuan me Ambulancë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, ku janë jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesit të mjetit u krye testi i alkolit dhe rezultoi në masën 0.000 mg/l. U shoqërua në ambientet e DVP Vlorë. Ndërkohë në vëndin e ngjarjes po kryhen veprimet e para hetimore.