Berisha: Ramën e takoj vetëm për të futur senatin në Kushtetutë

Berisha: Ramën e takoj vetëm për të futur senatin në Kushtetutë

Sali Berisha është i gatshëm të ulet në tryezë me Edi Ramën për të ulur numrin e deputetëve në parlament.  Por, kushti i tij për të prekur Kushtetutën është që Kuvendi të funksionojë me dy dhoma.  “Kuvendi të bëhet me dy dhoma. Të ketë dhomën e lartë Senatin dhe dhomën e Parlamentit. Nëse është problemi për të përcaktuar Senatin e Republikës në Kushtetuë, po, jam gati, s’kemi komplekse“, tha Berisha.  Berisha foli me shqetësim për konfliktin e interesit që tha se SPAK-u ka për të hetuar kreun e këtij institucioni, Altin Dumanin, të cilin e akuzoi sërish si të përfshirë në afera korruptive.  “Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me Kreshnik Farrukun nga Manza, Durrës, mik e bashkëpunëtor me Artur Shehun dhe tani me Xhevdet Troplinin (Pojën) dhe Elvis Doçin (Visin e Pojës), ky është...