Përfundon evidentimi i dëmeve nga zjarret në Delvinë, Konispol, dhe Finiq. 33 banesa dhe dhjetëra mijëra rrënjë ullinj të djegura

Përfundon evidentimi i dëmeve nga zjarret në Delvinë, Konispol, dhe Finiq. 33 banesa dhe dhjetëra mijëra rrënjë ullinj të djegura

Ka përfunduar procesi i evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret e verës në qarkun e Vlorës, ku më të prekurat rezultojnë bashkitë Delvinë dhe Finiq. Në Delvinë janë djegur 16 banesa, një kishë dhe 5 automjete, ndërsa flakët kanë përpirë 1250 hektarë shkurre, 1250 hektarë kullota dhe 69,965 rrënjë ullinj. Zjarret kanë shkaktuar gjithashtu humbjen e 30 deleve, 3 mushkave, 45 hektarëve pyje dhe 622 kosheresh bletësh. Në Finiq, dëmet janë po aq të rënda: 17 banesa, një kishë dhe një stallë bagëtish janë shkatërruar, krahas 35 mijë rrënjëve ullinj, 4 mijë vreshtave dhe drurëve frutorë. Edhe në këtë zonë janë djegur 9 gjedhe dhe 330 kosha bletësh. Në Konispol, flakët kanë përfshirë 80 hektarë shkurre, 20 hektarë kullota, duke dëmtuar 1100 rrënjë ullinj,...