Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ekspertët e shëndetit të zemrës zbulojnë pesë mënyra për të sinkronizuar orën e brendshme të trupit dhe për të përmirësuar mirëqenien
Ekspertët e shëndetit të zemrës po paralajmërojnë se ndërprerjet në orën e brendshme të trupit – të njohur si ritmi cirkadian – mund të kenë pasoja serioze për mirëqenien fizike dhe mendore. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), çrregullimet në këtë ritëm biologjik ndikojnë në ciklin e gjumit, tretje, hormone dhe temperaturë trupore, duke rritur rrezikun për sëmundje të zemrës, obezitet, diabet të tipit 2 dhe presion të lartë të gjakut. “Ndërprerjet e rregullta të orës biologjike janë shumë më tepër sesa thjesht të qëndrosh zgjuar vonë ose të zgjohesh herët,” tha Kristen Knutson, profesoreshë e asociuar e neurologjisë në Universitetin Northwestern, duke theksuar rëndësinë e sinkronizimit të zakoneve të përditshme me ritmin e trupit. Ekspertët theksojnë pesë hapa kryesorë për të mbajtur ritmin cirkadian...