Tragjike/ Vlorë, 17-vjeçari përplaset për vdekje nga ‘Porsche’, familjarët presin prej orësh në spital

Tragjike/ Vlorë, 17-vjeçari përplaset për vdekje nga ‘Porsche’, familjarët presin prej orësh në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01.30 të natës ku një 17-vjeçar ka humbur jetën. Një automjet tip “Porcshe” ka shytpur 17-vjeçarin Leandro Shametaj teksa ishte duke kaluar në rrugë. Shoferi dyshohet se ka qenë me shpejtësi dhe i dehur Familjarët janë në spital dhe kërkojnë të tërheqin kufomën por deri tani nuk marrin asnjë përgjigje dhe i kanë lënë në pritje. Në spitalin e Vlorës është krijuar një situatë alarmante për shkak të vonesës së mjekut ligjor, i cili prej më shumë se 7 orësh pasi është njoftuar, ende nuk ka mbërritur për të kryer autopsinë. Situata është shqetësuese, pasi vonesa po zgjat ndjeshëm dhe po shkakton tension mes familjarëve.