Aksident me vdekje në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Aksident me vdekje në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë-Fushë Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një këmbësor pasi u përplas nga një makinë. Blutë bëjnë me dije se mjetin e drejtonte shtetasi T.S,. 20 vjeç i cili u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Top Channel