Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Turqia blen avion luftarakë britanikë: Marrëveshje 8 miliardë paund për 20 avionë Eurofighter Typhoon
Kryeministri britanik, Keir Starmer, dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme ushtarake në Ankara për blerjen e 20 avionëve luftarakë Eurofighter Typhoon, me vlerë 8 miliardë paund. Kjo marrëveshje vjen pas një nënshkrimi paraprak në korrik, që parashikonte blerjen e 40 avionëve, të miratuar nga vendet anëtare të konsorciumit Eurofighter – Gjermania, Italia dhe Spanja. Turqia synon me këtë blerje të modernizojë forcat e saj ajrore dhe të mos mbetet pas rivalëve rajonalë si Izraeli, që ka kryer sulme në Lindjen e Mesme gjatë këtij viti. Erdogan tha se vendi i tij ka nevojë për një flotë të fortë ajrore për mbrojtjen kombëtare dhe për ruajtjen e balancës ushtarake në rajon. Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në...