“Kam kallëzuar një dosje të një anëtari të partisë tuaj”/ Balla: Koha e paraburgimit duhet riparë

“Kam kallëzuar një dosje të një anëtari të partisë tuaj”/ Balla: Koha e paraburgimit duhet riparë

Kuvendi ka nisur seancën e radhës plenare, e cila pritet që të jetë maratonë për shkak të raportimit të institucioneve të drejtësisë. Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u ndal te Reforma në Drejtësi, duke thënë se mazhoranca nuk është penduar për votën në vitin 2016, por shtoi se koha paraburgimit duhet riparë. “Shqipëria jonë e përbashkët ka bërë hapa tejet pozitivë. Nuk më pëlqejnë krahasimet statistikore për një fenomen siç janë vrasjet. 2023-shi shënon numrin më të ulët të numrit të vrasjeve, vetëm 35. Viti juaj i fundit në qeverisje, po marr 2012, ka qenë 124 vrasje. Pra, 4 herë pothuajse ka rënë numri i vrasjeve nga viti 2012 në vitin 2024. As unë, as ministrja, as kryeministri...