Edhe pse të ndaluar me ligj, skuterat bashkiakë ‘BinBin’ shtohen si kërpudhat pas shiut

Edhe pse të ndaluar me ligj, skuterat bashkiakë ‘BinBin’ shtohen si kërpudhat pas shiut

Në kryeqytet, ndalimi i përdorimit të skuterave elektrike, nismë e ministres Koçiu – duket se funksionon me “dy standarde”. Ndërsa qytetarëve u sekuestruan mjetet dhe u gjobitën për përdorimin e tyre, skuterat elektrikë të bashkisë, ata të markës “BinBin”, vijojnë të qëndrojnë të shpërndarë në çdo cep të Tiranës. Pamjet tregojnë qartë: në trotuare, rrugë dytësore dhe madje pranë institucioneve publike, skuterat “bashkiakë” vazhdojnë qetësisht aktivitetin, pa asnjë ndalesë apo ndëshkim. Aty ku qytetarit i merret mjeti me protokoll, për “BinBin” nuk ekziston asnjë ligj. Pavarësisht denoncimeve të njëpasnjëshme dhe reagimeve të shumta në rrjete sociale, autoritetet nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim serioz. Madje, edhe në rastet kur u pa se disa prej tyre u morën nga policia rrugore, skuterat u rikthyen sërish në rrugë,...