Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Çela: Kriminaliteti më i lartë është në Sarandë
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, paraqiti sot në Kuvend raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2024, ku evidentoi një sërë tendencash në fushën e kriminalitetit dhe ndjekjes penale në vend.Sipas Çelës, Qarku i Beratit ka regjistruar nivelin më të ulët të kriminalitetit në shkallë kombëtare, ndërsa Qarku i Sarandës rezulton me përqindjen më të lartë të veprave penale gjatë vitit të kaluar. Në fjalën e tij, Çela deklaroi se nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, janë transferuar drejt SPAK 39 procedime penale të veprave që lidhen me korrupsionin në nivele të larta apo vepra penale që lidhen me detyrën. “Vepra që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe vepra penale që lidhen me detyrën: 569 procedime me 160...