Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për të garuar si kandidat i pavarur në Vlorë
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), i mbledhur mbrëmjen e kësaj të diele (26 tetor), ka rrëzuar kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës. Sipas arsyetimit të anëtarëve të KAS, edhe pse Nika mban mandatin e këshilltarit bashkiak, ai duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, në përputhje me kërkesat ligjore për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit. Gjergj Nika, kërkoi që të merrte pjesë në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit, por nuk u regjistrua nga Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se Nika duhej të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar dhe të kishte ndjekur procedurën ligjore për regjistrim. Pas këtij vendimi, Gjergj Nika paraqiti ankimim, i cili u...