Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Spiropali në Bruksel: Shqipëria ruan ritmin e përshpejtuar të negociatave me BE
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet në Bruksel për një seri takimesh të nivelit të lartë me përfaqësues të Komisionit Evropian, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Vizita nisi me një takim përgatitor me ambasadorin e Shqipërisë në Bruksel, Ferit Hoxha, ku u diskutuan prioritetet dhe angazhimet e ardhshme me zyrtarët evropianë. “Asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Europës”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale. Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministrja pritet të zhvillojë takime me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian dhe kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas, si dhe me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos....