Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Nga skena në front: Oleksandr Dushakov, balerini që iu bashkua luftës në Ukrainë si rreshter
Oleksandr Dushakov. Baleti ishte jeta e tij para luftës. Tani, rreshteri Oleksandr Dushakov është ushtar në një njësit të Gardës Kombëtare të Ukrainës, i cili është aktiv pranë zonës së luftës në lindje të vendit. “Kam qenë balerin. Në fakt, zyrtarisht ende jam. Merrem me të qysh nga fëmijëria ime, e kam traditë familjare”, tha Dushakov për Radion Evropa e Lirë (REL), në një intervistë në një hapësirë pyjore jo shumë larg Kupianskut, një qytet në rajonin e Harkivit, i cili po përballet me trysni të madhe nga forcat ruse. “Gjyshërit e mi ishin valltarë. Edhe nëna ime do të kishte vallëzuar, por kishte shikim të dobët dhe në atë kohë nuk kishte lente kontakti, prandaj u bë pianiste shoqëruese… Dhe ajo vetë është balerinë....