Albin Kurti dështon me qeverinë, Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Albin Kurti dështon me qeverinë, Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë Qeverinë e re, pasi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk i siguroi dot 61 mandate. Pro propozimit ishin vetëm 56 vota, ndërsa 52 ishin kundër dhe 4 abstenime. PDK, LDK dhe AAK akuzuan Kurtin si përgjegjës të krizës disamuajore institucionale. Përpara votimit, në fjalën e tij, kreu i Vetëvendosjes u shpreh se nuk kishte arritur të siguronte koalicionin për të qeverisur. “Asnjëra nga partitë parlamentare, të cilave u bëmë ftesë, nuk ka pranuar që të hyjë në bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që të kishte koalicion. Po të pranohej oferta, sot do t’i kishim ofruar vendit qeverinë, por do t’i kishim edhe numrat që ta kalonim sfidën e presidentit.” Më tej, Kurti i bëri thirrje të...