Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Seanca për formimin e Qeverisë, Kurti paralajmëron në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja…
albin kurti KOSOVË- Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës këtë të dielë, me pikën e vetme për zgjedhjen e Qeverisë së re. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh mandatar për të formuar Qeverinë e re, mori fjalën në Kuvend për shpalosjen e programit dhe përbërjes së kabinetit qeveritar. Nga foltorja e Kuvendit, Kurti paralajmëroi se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja. Kurti ka thënë se partitë më të mëdha shqiptare nuk kanë treguar gatishmëri për të bashkëqeverisur prandaj situata ka ardhur deri këtu. Gjatë fjalës së tij, Kurti shtoi se vonesa e paprecedentë për konstituimin e Kuvendit ka dëmtuar besueshmëria e shtetit para ndërkombëtarëve. “Sot mbi gjashtë muaj që prej thirrjes së seancës, më në fund kemi arritur në seancën për formimin e qeverisë. Kjo...