Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tentativa e dy të burgosurve për arratisje me litar, Prokuroria dërgoi në gjyq tre policë
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për arratisjen e dy të burgosurve nga 313 në vitin 2021, duke dërguar në gjyq tre policët e pandehur. Në dosje tregohet e gjithë kronologjia e ngjarjes, si të burgosurit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, tentuan të arratisen duke zbritur me një litar të improvizuar me çarçaf nga pjesa e ajrimit. Sipas dokumenteve janë pamjet filmike ato të cilat nxorën zbuluar të gjitha lëvizjet e kryera atë ditë nga të paraburgosurit. Prokuroria tashmë kërkon gjykim për policët me iniciale R.M., B.M., dhe O.M., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. “Prokuroria Pranë Gjykatës të Shkallës të Parë Tiranë, mbi bazën e referimit të ardhur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë të Drejtësisë, në datën 09.08.2021 ka regjistruar procedimin...