Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Magjepsi botën me sharmin dhe elegancën e saj, ndërron jetë Mbretëresha Sirikit e Tajlandës
Mbretëresha Sirikit e Tajlandës, nëna e mbretit aktual Maha Vajiralongkorn dhe bashkëshortja e ndjerë e Mbretit Bhumibol Adulyadej – monarkut me mbretërimin më të gjatë në historinë e Tajlandës – ka ndërruar jetë të premten, në moshën 93-vjeçare, në një spital të Bangkokut. E njohur për elegancën, ndikimin dhe përkushtimin e saj ndaj zhvillimit të komuniteteve rurale, Mbretëresha Sirikit la pas një trashëgimi të thellë kulturore dhe humanitare. Sirikit Kitiyakara mbikëqyri për dekada programe mbretërore për fuqizimin e popullsisë së varfër, ruajtjen e zanateve tradicionale dhe mbrojtjen e mjedisit. Për elegancën dhe stilin e saj, ajo shpesh cilësohej si “Jackie Kennedy e Azisë”. Gjatë vizitave jashtë vendit, ajo mahniti median botërore me bukurinë dhe ndjenjën e saj të modës. Në vizitën e saj historike në...