Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Arrestohet ‘skifteri’ në Durrës, kamerat e kapin ‘mat’
pamje nga ngjarja DURRËS-Një 37-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Durrës pasi thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale. Në kamerat e sigurisë shihet edhe skema që përdorte i riu për të kryer grabitjet. Ai qarkullonte me biçikletë në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale të drejtuesve të automjeteve, dhe më pas përdorte automjetin e tij për të fshehur e transportuar sendet e vjedhura. 37-vjeçari deri në momentin e arrestimit ka arriktur të grabisë para, laptop dhe sende personale në të paktën pesë automjete. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Refleksi”, për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë. Qarkullonte me biçikletë në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, thyente xhamat e automjeteve...