Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kontrabandoi veshje me vlerë 100 mijë euro, pranga 54-vjeçarit në Kapshticë
Një 54-vjeçar nga fshati Neviçisht i Korçës është arrestuar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme veshjesh të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia. Sipas burimeve, autobusi që drejtonte shtetasi N. Z., u ndalua për kontroll të detajuar në “vijën e dytë”, gjatë hyrjes në territorin shqiptar. Gjatë kontrollit, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë gjetën veshje pa dokumentacion tatimor apo fatura blerjeje, të cilat dyshohet se ishin futur në mënyrë të paligjshme nga shteti fqinj. Policia bën me dije se vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara arrin në rreth 100 mijë euro. Në përfundim të veprimeve procedurale, 54-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës...