Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Stuhia Benjamin përshkon Evropën Perëndimore/ Përmbytje, dëme të shumta dhe një vdekje në Korsikë
Stuhia Benjamin përfshiu Evropën Perëndimore të enjten (23/10), duke lënë pas përmbytje dhe shkatërrime nga bregu i Anglisë jugore deri në Korsikë, me erëra që tejkalonin 100 kilometra në orë dhe shira të pandërprerë. Ajo shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike, rrëzim pemësh dhe probleme të rënda të udhëtimit, duke i detyruar autoritetet të ishin në gatishmëri të plotë. Në Mbretërinë e Bashkuar, juglindja u godit më rëndë. Në Sheerness, një qendër argëtimi u detyrua të mbyllej pasi një pemë ra mbi ndërtesë, ndërsa paralajmërime për përmbytje u lëshuan për pjesë të tëra të Kentit, Surrey-t dhe Sussex-it . Disa lumenj dolën nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të gjera. Moti i keq gjithashtu ndërpreu transportin, me kompaninë e trageteve DFDS që njoftoi vonesa dhe anulime të...