Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘E kam shkelur ligjin… por kam fat’/ Kryetari ndërton pa leje dhe pret pyjet! Bashkia favorizon kreun e njësisë Selishtë
Jemi në Selishtë të Dibrës, aty ku një sherr mes kushërinjve për tokën ka bërë bashkë të gjithë institucionet, të cilat ende nuk kanë mundur t’i japin asnjë zgjidhje. Rifat Muça ka bërë disa kallëzime në Prokurori, duke akuzuar kushërinjtë e tij, Sefedin Muça dhe Fiqiri Muça, ky i fundit dhe kreu i Njësisë Administrative Selishtë, se i kanë marrë tokën e babait. Pronësia e tokës vërtetohet edhe nga një dokument i lëshuar nga Këshilli i Qarkut Dibër, në emër të babait të Rifatit. Por letrat nuk pinë ujë në Dibër për aq kohë sa institucionet nuk kanë marrë asnjë masë. Sipas Rifatit, Sefedin Muça, i ndihmuar edhe nga kushëriri i tij që mban detyrën e kreut të Njësisë Administrative, i ka marrë tokën dhe...