Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën
Manjola Nikollo SARANDË-Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë u emëruar nënkryetare e bashkisë së Sarandës. Në një intervistë për mediat, Nikollo ka treguar se largimi i saj nga PD erdhi pas një përplasjeje me deputeten Ina Zhupa. Ajo tregon se pas kandidimit në primare për kandidate për deputete, nisën konfliktet me deputeten Ina Zhupa, e cila sipas Nikollos, përdori funksionin e saj për të ndikuar te anëtarësia, madje edhe për të manipuluar procesin e votimit. Sipas Nikollos, pas këtij momenti ajo është larguar nga çdo funksion partiak, madje është hequr edhe nga grupi i komunikimit të kryesisë së PD Sarandë. Manjola Nikollo: Unë dhashë dorëheqjen nga ai pozicion për shkak të konfliktit të interesit dhe për të qenë e barabartë mes anëtareve të tjerë, ndërsa...