Kuvendi i Kosovës zhvillon të dielën seancën për formimin e qeverisë së re

Kuvendi i Kosovës zhvillon të dielën seancën për formimin e qeverisë së re

Në Kuvendin e Kosovës të dielën e 26 tetorit në orën 10:00 do të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës. Seanca e jashtëzakonshme ka vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të zgjedhjes së ekzekutivit të ri. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka marrë mandatin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Megjithatë, ende është e paqartë nëse ai i ka 61 votat e nevojshme për të formuar ekzekutivin e ri. Më 21 tetor, Kurti la të kuptohet se LVV-ja mund të dështojë në formimin e ekzekutivit, duke u shprehur se “siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë”. “Nuk është kollaj,...