Zgjedhjet e pjesshme lokale, sot afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kandidimit

Zgjedhjet e pjesshme lokale, sot afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kandidimit

Partitë politike ose komitetet nismëtare kanë sot afatin e fundit për dorëzimin e dokumenteve të kandidimit në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen më 9 nëntor në 5 bashki të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nënvizoi se “dokumentet e kandidimit duhet të dorëzohen në KQZ për bashkitë Vlorë dhe Berat, në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për bashkitë Cërrik, Mat dhe Tepelenë”. Dokumentet e kandidimit paraqiten në KQZ për 5 bashkitë, jo më vonë se data 24 tetor. KQZ-ja ose sipas rastit KZAZ-ja bën verifikimin e tyre, jo më vonë se njëzet e katër orë nga paraqitja, dhe në rast se vëren parregullsi, i kthen për plotësim. Dokumentet e plotësuara duhet të riparaqiten jo...