Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, i ‘bëhet vend’ Qorit dhe Lapajt, por pa të drejtë vote

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, i ‘bëhet vend’ Qorit dhe Lapajt, por pa të drejtë vote

reforma zgjedhore TIRANË- Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, që do të ngrihet në Kuvend, i ka dhënë një zgjidhje të mesme dhe interesit të partive të vogla opozitare që kërkonin të ishin pjesë e procesit. Pas dakordësisë mes mazhorancës dhe opozitës për të pasur barazi votash në komision, vend i është bërë dhe dy partive, ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt dhe ‘Lëvizja Bashkë’ e Arlind Qorit, por që roli i tyre do të jetë i kufizuar. Sipas dokumentit të fundit zyrtar të dakordësuar mes palëve, bëhet me dije se këto dy parti, të cilat përfaqësohen në Kuvend vetëm me nga 1 deputet për palë, mund të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit, kanë të drejtën e propozimeve, por pa të drejtë vote. Komisioni do të...