Samiti i BE-së: Kompromis minimal mbi asetet e ngrira ruse

Samiti i BE-së: Kompromis minimal mbi asetet e ngrira ruse

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen BRUKSEL- Pas orësh të tëra negociatash mbi përdorimin e mundshëm të aseteve të ngrira ruse për Ukrainën,  krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së ranë dakord në samitin e BE (23.10.) vetëm për një kompromis minimal. Në një deklaratë të samitit, ata vetëm e udhëzuan Komisionin e BE-së të shqyrtonte mundësitë për mbështetje financiare për Ukrainën. Pas samitit presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky megjithatë foli për një vendim të rëndësishëm, kurse kancelari gjerman Friedrich Merz e quajti samitin një diskutim të mirë dhe produktiv. Asetet shtetërore ruse mbeten të ngrira Në deklaratën përfundimtare mbi Ukrainën theksohet më tej, se asetet ruse duhet të mbeten të ngrira derisa Rusia "të kompensojë dëmin e shkaktuar nga lufta e saj". Sipas diplomatëve të BE-së, ky formulim nuk përjashton shqyrtimin nga Komisioni të përdorimit të aseteve...