Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarr në një shtëpi në Glasgow, 2 të vdekur dhe 5 të lënduar
Dy persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë dërguar në spital pas një zjarri në një shtëpi në Glasgow. Zjarrfikësit dhe policia u thirrën për të shuar flakët në një ndërtesë në Hughenden Lane në zonën Hindeland. Policia e Skocisë tha se një çift, një burrë dhe një grua, u gjetën të vdekur në vendngjarje. Policia ka njoftuar të afërmit e viktimave. Pesë persona të tjerë u dërguan në spital për shkak të thithjes së tymit.