Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
ODIHR rrëzon 11 majin/ Koka denoncon dështimin e votimeve nga diaspora: Proces i deformuar, kamera në QV nuk punuan
Gazetari Bledian Koka, ka folur për raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit 2025, duke i certifikuar ato si farsë zgjedhore. I ftuar në një studio televizive Koka u ndal te reagimi i kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili pretendoi se ka marrë vlerësime nga ky raport për punën e këtij institucioni, duke e quajtur hipokrizi. ‘Kryeministri i zgjedhjeve, na thotë që kishte ca problem. Në 2025-ën një njeri që i ka administruar zgjedhjet që nga 2005, nuk mund të bëjë sikur është hera e parë që i ka menaxhuar zgjedhjet’, u shpreh Koka. Koka: Ky që ka reaguar është Kryeministri i Zgjedhjeve! Pra ‘kryeministri i zgjedhjeve’ na thotë që ka pasur ca probleme por ata thanë që unë kam punuar....