“Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit, Mitsotakis: Mbrojtjen duhet ta trajtojmë si të mirë publike evropiane

“Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit, Mitsotakis: Mbrojtjen duhet ta trajtojmë si të mirë publike evropiane

Greqia ka hyrë në një fazë të re teknologjike të mbrojtjes. Në bazën e 306-të të Telekomunikacionit në Aharnes tashmë prodhohen mbi 1.000 dronë në vit, të krijuar nga inxhinierët e Forcave të Armatosura. Bëhet fjalë për modele të vogla (FPV- First-Person View), por edhe njësi të mëdha për zbulim, vëzhgim dhe mbështetje taktike, ndërsa për herë të parë ato mund të prodhohen edhe në stacione portative që mund të veprojnë pranë vijës së parë të frontit. “Ne kemi lançuar dy prototipa stacionesh portative të prodhimit të dronëve, të cilët do të shfaqen për herë të parë në paradën e 28 tetorit në Selanik. Dhe ato janë ndërtuar për të ndjekur njësitë tona të mëdha ushtarake. Domethënë, për të qenë në gjendje të prodhojnë dronët...