Izraeli vazhdon të ndalojë hyrjen e gazetarëve në Rripin e Gazës

Izraeli vazhdon të ndalojë hyrjen e gazetarëve në Rripin e Gazës

Bota E Enjte, 23 Tetor 2025 14:18 Gazetarët ndërkombëtarë ende nuk lejohen të hyjnë lirshëm në Rripin e Gazës,  pavarësisht marrëveshjes për armëpushim në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. Shoqata e Shtypit të Huaj (FPA) ka kërkuar zyrtarisht që gazetarëve t’u mundësohet qasja në këtë zonë bregdetare të mbyllur. Kërkesa u shqyrtua në një seancë të Gjykatës së Lartë në Jerusalem,  e cila i dha qeverisë izraelite një afat prej 30 ditësh për të paraqitur një qëndrim të qartë mbi këtë çështje. FPA-ja reagoi me zhgënjim ndaj vendimit,  duke akuzuar autoritetet izraelite për përdorimin e taktikave të vonesës. Hyrja në Rripin e Gazës kontrollohet plotësisht nga Izraeli. Që nga fillimi i konfliktit më shumë se dy vjet më parë,  gazetarët e huaj kanë pasur mundësi...