Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aurel Hoxha në kërkim për vrasje, AAPSK nxjerr për qera lokalin “MONOPOL” për 3.8 mln lekë në muaj
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka nxjerrë për qira lokalin luksoz “MONOPOL” në zonën e “Myslym Shyrit”, në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim, Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha. Siç njofton agjencia, bëhet fjalë për një lokal me sipërfaqe 388.75 m², ndodhur në katin e parë te rruga “Myslym Shyri”, një nga zonat më të preferuara të Tiranës, i cili është në administrim shtetëror dhe del për qira për 380,000 Lekë/muaj. Dy javë më parë, SPAK njoftoi se 5 miliardë lekë pasuri të Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, janë sekuestruar. Bëhet fjalë për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan...