Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Nga fushata elektorale te parandalimi i presionit, OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore
osbe-odihr TIRANË- Misioni i OSBE-ODIHR ka dalë me 25 rekomandimi në përfundim të zgjedhjeve të 11 majit. Rekomandime që kanë të bëjnë me ndryshimin në Kodin Zgjedhor, fushatën elektorale dhe parandalimin e presionit ndaj zgjedhësve. Me rëndësi nënvizohet kushtet e barabarta të garës, ku për të rritur transparencën, autoritetet duhet të konsiderojnë rregullimin e fushatave online dhe të palëve të treta. Gjithashtu në lidhje me procesin e votimit, raporti thekson se KQZ duhet të ndërmarrë hapa për të parandaluar frikësimin dhe ndikimin e padrejtë ndaj votuesve në qendrat e votimit. Siç thekson raporti në rekomandim, për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje është e rëndësishme të respektohet kuadri ekzistues rregullator dhe të mos merren nën presion politik. REKOMANDIME PRIORITARE * Për të adresuar rekomandimet e papërmbushura...