Vrasja e dy të rinjve në Manëz, policia arreston katër persona

Vrasja e dy të rinjve në Manëz, policia arreston katër persona

4 persona janë arrestuar nga policia e Durrësit të dyshuar që kanë lidhje me krimin e dyfishtë të regjistruar mëngjesin e të mërkurës në Manzë të Durrësit. Ngjarja ndodhi pardje, pas mesnate, jashtë një lokali. Të vrarë mbetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi, ndërsa Daniel Pepa është shpallur në kërkim. Njoftimi i policisë: Durrës/Hetimet e thelluara zbardhin dinamikën e konfliktit për motive të dobëta, ndodhur në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, si pasojë e të cilit u vranë me armë zjarri, 2 shtetas. Arrestohen për moskallëzim të krimit, 4 shtetas të përfshirë në konflikt. Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi që dyshohet se është larguar nga vendngjarja, bashkë me shtetasin D. P. (autor i dyshuar i njërës prej vrasjeve). Në vijim...