Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për ditën e sotme
Kjo e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën. Reshje shiu do të ketë me intensitet të ulët në veriperëndim, por më pas do të ketë përhapje në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 11 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës maksimalja pritet të arrijë në 22 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi deri 10m/s, duke krijuar në det dallgëzim të forcës 3 ballë.